Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reforma në Drejtësi, ish ministri i LSI sulmon SHBA: Ndërhyrja e tyre presion i papranueshëm, s’kanë prova dhe janë të dobët

17:24 / June 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ylli Manjani1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish ministri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani sulmon Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët janë mbështetësit më të mëdhenj të reformës në drejtësi.

Ai tha se reagimi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim lidhur me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, është një presion i papranueshëm dhe ndërhyrje në punët e brendshme të sistemit të drejtësisë në vendin
tonë.

Teksa pretendon se në bazë të ligjit dhe Kushtetutës shqiptare, është Komisioneri Publik ai që merr
vendimin për të çuar në KPA (Komisioni i Posaçëm i Apelimit) një pretendim të ONM-së (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit), Manjani u shpreh në Euronews se nuk ka asnjë ligj në Kushtetutën
shqiptare që legjitimon ndërhyrjen e një ambasadoreje, të cilitdo vendi qoftë ajo, në një vendimmarrje të tillë.

“Në këtë procedurë ligjore s’e kuptoj se ç’hyn ambasadorja. Ky është ligji në Kushtetutën e Shqipërisë. Pra, ka një KPK, një Komisioner Publik që ankohet në KPA kur e sheh se një gjë e tillë është e nevojshme, kjo është
procedura. Ambasadorja nuk hyn.

Nuk ka asnjë ligj të shkruar që të legjitimojë këtë rol të ambasadës. Ky është një presion që është i
papranueshëm ngado që të bëhet.

ONM, dhe për më tepër në rastin kur kërkon mbështetjen publike nga ambasada, tregon se është e dobët
dhe pa prova.

Nëse standardi i gjykimit ndaj punonjësve të drejtësisë është thashethemi dhe letrat anonime, ky është një sistem i shpërdoruar. Një pjesë e mirë e gjyqtarëve janë larguar me presione mbi bazë thashethemesh duke dëmtuar sistemin”, – tha Manjani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Malaj u përgjigjet magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

19:20 / September 10, 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët po përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

18:41 / September 10, 2026

Fermeri shqiptar prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

17:58 / September 10, 2026

Monitoruesi i klimës i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!

17:39 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.