Me anë të një mesazhi në rrjetin social Twitter, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka postuar se çfarë u diskutu në takimin që zhvilloi me kryetaren e KLGJ, Naureda Llagami.
Ambasadori Soreca thekson se ka diskutuar me Llagamin mbi përparësitë e Këshillit të Lartë Gjyqësore, duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë e ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve.
“Diskutim shumë i mirë me Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqsësor Naureda Llagami rreth përparësive të Këshillit, përfshirë promovimet në Gjykatën e Lartë, hartën gjyqësore dhe ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve. Efikasiteti është fjala kryesore në këtë fazë të re të #reformësnëdrejtësi vazhdon të mbështesë punën e KLGJ-së”, thekson ambasadori Soreca.
Great to discuss w/ KLGJ Chair #Llagami about Council’s priorities, incl. promotions to High Court, judicial map & setting up of case management system. Efficiency is the key word in this new phase of #justicereform🇦🇱. #EU🇪🇺continues to support KLGJ’s workhttps://t.co/iXEBhDc3o9 pic.twitter.com/FxdQZ8Wq5F
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) June 23, 2021
