Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Iu kërkua llogari për një hua 15 mijë euro që iu kishte prindërve, KPK merr vendimin për gjyqtaren e Tiranës

11:27 / June 23, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
plaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Irena Plaku.

Gjatë seancës dëgjimore të hënën më 21 qershor, gjyqtarja Plaku u përball me barrë prove mbi burimin e ligjshëm të të ardhurave të familjes së prindërve, të cilëve u kishte marrë 15 mijë euro hua për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Plaku e cilësoi hetimin e KPK korrekt dhe objektiv, por theksoi se kishte paraqitur sqarime të plota dhe dokumente shtesë për të ardhurat e familjes.

Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Irena Plaku u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relatore Alma Faskajn dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Irena Plaku përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Prej vitit 2015, Plaku e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Rama është kthyer në 2009-ën”/ Muça: Edhe në Tuz shtëpitë shiten me 2 mijë euro për metër

22:46 / October 29, 2026

Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë

19:26 / October 29, 2026

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

12:25 / October 29, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në fokus ekonomia, biznesi dhe administrata publike

09:11 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.