Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në seancën e sotme ka shpërndarë mandatet për deputetët e zgjedhur në 25 Prill, ku konfirmon futjen në Kuvend të nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili, pas zgjedhjes së Monika Kryemadhit për të mbajtur mandatin e fituar në qarkun e Fierit.
Ndërkohë mandatin e Partisë Social Demokrate, pas dorëheqjes së Tom Doshit e ka marrë Gertjan Deda, i cili renditej në vendin e dytë në listën e kësaj force politike për qarkun e Tiranës.
Për qarkun Tiranë: PS 18 mandate, PD 15 mandate, LSI 2 mandate, PSD 1 mandat
LSI: Erisa Xhixho, Petrit Vasili
PSD: Gertian Deda
Ndërkohë që një tjetër vendim që pritej dhe u konfirmua nga KQZ ishte kalimi i mandatit të Ramës në Vlorë për Teuta Ramajn, e cila mbante vendin e 9-të në listën e PS-së.
Rama zgjodhi që të mbajë mandatin e marrë në qarkun e Durrësit.
Renditja e kandidatëve do të bëhet duke iu referuar votave parapëlqyese që secili prej kandidatëve ka marrë në zgjedhjet e 25 Prillit.
