Një ditë pas vendimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për të shtyrë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta thotë fjalën e tij nga Shkupi.
Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka dështuar, pasi ka qenë gati prej kohësh duke theksuar se po krijohet një situatë e çuditshme pasi qytetarët shqiptarë besojnë tek zyrtarët europianë dhe mendojnë se problemi është politika e brendshme.
“Ne nuk kemi dështuar për një datë për hapjen e negociatave. Ne kemi qenë gati prej kohësh. Krijohet një situatë e çuditshme sepse qytetarët në Shqipëri i besojnë këta zyrtarë europianë dhe mendojnë se problemi është politika e brendshme.
Mund të flas pa fund për këtë gjë por le të ndalojmë më mirë këtu. Duke folur për kryebashkiakun e Shkupit. Duhet të vish në Tiranë për të vizituar Tiranën”, tha Rama duke përmbyllur fjalën e tij.
