Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Përplasja mes Këshillit bashkiak dhe Dritan Lelit, Rama bën lëvizjen urgjente, ja çfarë do të ndodhë nesër

15:46 / June 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60d4893ee39e3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata mes anëtareve të Këshillit Bashkiak dhe kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli duket se po acarohet nga dita në ditë.

Ndërkohë që ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga kryeministri për tkëtë situatë të krijuar në këtë bashki socialiste, ‘Top News’ mëson se Edi Rama do t’i drejtohet Vlorës këtë të premte për t’u takuar me asamblenë e partisë socialiste në këtë qytet.

Megjithatë kreu i bashkisë Dritan Leli ka kërkuar një takim virtual me këshillin bashkiak me datë 29, por me sa duket nuk është në dijeni për takimin që do të kenë me kryeministrin kolegët e tij socialist.

“Pas anullimit të pajustifikuar të mbledhjes së sotshme nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, në emër të qytetarëve të Vlorës, e ndiej për detyrë të thërras mbledhjen e muajit në datën 29 qershor për të miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera”, tha Leli.

Mësohet se fokusi i vizitës së kreut të socialistëve Edi Rama në Vlorë do të jetë për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për marrëdhënien e partisë me Dritan Lelin dhe këtij të fundit me bashkinë.

Kujtojmë se Lelit iu kërkua të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë në mënyrë që të kandidonte për deputet me 25 prill, por pasditen e 8 marsit, ai e fiku telefonin pa kthyer asnjë përgjigje duke e detyruar Ramën të vendoste një tjetër emër në vend të tij.

Menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Rama dhe deputeti i Vlorës Damian Gjiknurin nisën të jenë edhe publikisht kritikë të Dritan Lelit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.