Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Çapajev Gjokutaj / Sa më luksoze makina, aq më arrogant shoferi e aq më i pafuqishëm shteti

10:16 / June 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capajev Gjokutaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Çapajev Gjokutaj

Një familje me 4 antarë: babë, nënë dhe dy bija,7 dhe 14 vjeç, u shua në autostradën Fier – Vlorë. Kishin ardhur nga Greqia ku prindrit punonin si emigrantë dhe, pasi kishin vizituar të afërmit në Patos, qenë nisur për pushime. Por fati e deshi që të bënin pushimin e përjetshëm. Aksident automobilistik, thoshte lajmi.

Në fakt nuk ishte aksident automobilistik, madje nuk qe as fati që solli fundin e tyre të dhimbshëm. Ishte një 22 vjeçar, me një Audi 100 mijë euroshe, që po e ngiste me 200 km në orë dhe erdhi e u përplas nga prapa me Nisanin e emigrantit.

Parë kështu kjo është vrasje e jo aksident. Madje nuk ishte rastësi që rioshi kishte tejkaluar gati dy herë limitin e shpejtësisë dhe grahte si të ishte në pistë aeroporti.

Policia thotë se nuk e kishte për herë të parë, ishte gjobitur dy herë për tejkalim shpejtësie dhe një herë tjetër për kalim të gabuar semafori.

Dhe s’di të thuash nëse këto shkelje i bënte nga që ishte i ri e me natyrë të papërmbajtur apo ngaqë komoditeti që i kishte krijuar i ati biznesmen, përfshi dhe Audin 100 mijësh, i kishin mbushur mendjen se ishte i veçantë, tejet e zoti dhe mbi të tjerët.

Po mbase shkeljet i bënte në harmoni me aforizmin ala shqiptar: sa më luksoze makina, aq më arrogant i zoti dhe aq më … servil polici.

Problemi është se harxhet si rregull i paguan fukaraja dhe, kur zullumi trashet, paguan në përmasa tragjike. Të kamurit e ‘të fortët’ shumë shumë paguajnë nën dorë…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

21:19 / September 17, 2026

10 arsye përse Kosova arriti këtu

20:01 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

O sa mir me ken… dëshmitar, o hej!!

11:11 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.