Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Euro 2020″/ Holanda gjunjëzohet, Çekia gati për Danimarkën

20:24 / June 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shick 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e dytë e Kampionatit Europian dhuron surpriza dhe emocione të mëdha. Holanda që shihej si një kandidat potencial për trofeun, mbyll aventurën duke u eliminuar në mënyrë te habitshme nga Republika Çeke. E habitshme sepse në “Puskas Arena” të Budapestit kishte vetëm një skuadër në fushë, tulipanët që në fakt I ndërlikuan vet gjërat me gabime të pafalshme që në fund i detyruan të dorëzohen me rezultatin final 2-0.

Në pjesën e parë ishte totalisht dominim i Holandës dhe vetëm fati me pasaktësinë e lojtarëve të De Boer i penguan të shënonin Depay me shokë.

Pjesa e dytë nisi me më shumë emocione dhe Holanda mund të kalonte në avantazh me një kundërsulm por Maalen kërkoi të shmangte portierin dhe nuk ia doli teksa në aksionin pasardhës tulipanët e pësojnë kur De Ligt me VAR del me të kuq.

Një goditje e rëndë për De Boer, që i jep efektet menjëherë në fushë kur në një aksion nga krahët, Çekia gjen avantazhin me Holes me kokë në 68’.

Edhe pse hidhen në sulm, mungesa e De Ligt ndihet në fushë dhe në 80’, Holanda pëson goditjen përfundimtare kur Patrik Schick shënon golin e dytë, që për bomberin çek është i katërti në këtë Europian.

Merr fund kështu aventura e Holandës në mënyrën më të keqe të mundshme ndërsa Republika Çeke avancon më tej dhe në çerekfinale do të ndeshet me Danimarkën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.