Belgjika eleminon Portugalinë në raundin e 1/8. Kampionia e Europës bie në Sevilla me shifrat 1-0. Goli i takimit u shënua nga Thorgen Hazard.
Trajektorja e topit mori një devijim të papritur që befasoi Rui Patricion, duke i dhënë avantazhin Belgjikës në minutën e 42. Portugezët mund të kishin barazuar në minutën e 83′ me Guerrierion por shtylla i mohoi festën mbrojtësit të Portugalisë.