Një taksi është përplasur mëngjesin e së martës në Tiranë, pranë vendit të njohur si pallati me shigjeta. Taksia ka devijuar rrugën dhe është përplasur fort me një shtyllë betoni të energjisë elektrike, të cilën thuajse e ka rrëzuar.
Nuk raportohet për viktima. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
