Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Fëmija bëhet agresiv, moderatorja Mirela Milori detyrohet të mbyll parakohe emisionin

14:06 / June 29, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60db0ab8dafe4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një histori e dhimbshme erdhi sot në emisionin ‘Historia ime’. Një nënë e quajtur Drane foli për djalin e saj të vogël. Nga temperatura ai është sëmurë dhe sjellja e tij agresive po e lodh nënën e tij çdo ditë e më shumë. Është 13 vjeç dhe ai duhet të jetë pranë të ëmës gjatë gjithë kohës që të mos lëndojë njerëzit, madje gjatë gjithë kohës e mban të shtrënguar fort më krahët e saj që ai të mos shkaktojë probleme.

Drania: Djali ka lindur normal, kur ishte 1 muaj e gjysme e ka kapur temperatura dhe e vjellura derisa ka bërë 6 muaj, pasi ka bërë 6 muaj djali u përmirësua. Kur u bë 4 vjeç djali tha fjalët e para deri në 8 vjeç.

Drania tregon se e ka çuar në një kopsht privat tek një kishë dhe djali i saj i kishte merak lulet dhe i këpuste.

Drania: Më tha murgesha që nuk kam çfarë t’i bëj se ky po këput lulet dhe i ndërroj vend, e çoj në kopsht shtetëror prapë. Aty qëndroi 3 ditë dhe më pas djali filloi të qante dhe nuk shkoi më atje. E çoja në Tiranë, doktorët më thoshin nuk ka gjë do përmirësohet.

Drania shprehet se e ka lidhur djalit një Kemp dhe pa patur një njeri pranë, djali mund të bëhet shumë agresiv dhe tregon se gjatë gjithë kohës duhet ta mbajë pas vetes të lidhur me të dyja duart.

Psikologu Saimir Bakalli i ka ofruar ndihmën e tij, duke i dhënë disa kontakte dhe do përpiqet që djali i saj të trajtohet në qendrën përkatëse, ku do bëhet dhe vlerësimi i gjendjes së tij. Drania shprehet se i intereson që puna e djalit të zgjidhet sepse e ka shumë të vështirë të merret me të dhe ndihet tepër e lodhur dhe e pafuqishme.

Ajo largohet nga studio për shkak të gjendjes së djalit, ai filloi të lëvizte dhe moderatorja Mirela Milori nuk dëshironte që ta vazhdonte më tej këtë intervistë. Psikologu tregon se edhe para se të hynin në emision, ai tentoi ta mbante djalin, por u bë shumë agresiv me të gjithë që kjo mund të çojë edhe në lëndime fizike.

Ajo shprehet se fëmija ka dashur të trajtohet që në momentin e vlerësimit dhe diagnostikimit dhe nuk kalohet duke thënë që fëmija nuk ka gjë. Kjo është pasojë e temperaturës që ai ka kaluar dhe kjo gjë nuk duhej neglizhuar nga asnjë prind sepse është shumë e rrezikshme për çdo fëmijë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.