Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Shtohen tensionet/ Rusia kërcënon NATO-n, nxjerr në det nëndetësen e fuqishme

15:20 / June 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 23482f3c1933c9f743b5b7ea437564d6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia nxori për herë të parë në det përbindëshin e saj atomik, nëndetësen e re të pajisur me armë bërthamore që me një goditje, mund të shkatërrojë aeroplanmbajtëse apo qytete të tëra. “604 Belgorod” konsiderohet nëndetësja më e madhe e ndërtuar në 30 vitet e fundit. Me një gjatësi prej 184 metrash, ajo është e armatosur me 6 silurë ndërkontinental Poseidon, e mund të veprojë dhe si anije-mëmë për nëndetëse më të vogla.

Silurët mund të mbajnë koka bërthamore dhe kanë rreze të pakufizuar veprimi. Ata vetë janë 24 metra dhe po shpërthyen në ujë, shkaktojnë një tsunami radioaktiv që do të kërcënonte qytetet bregdetare me dallge gjigande. Me një shpejtësi prej 70 nyjesh detare, e aftë të mbërrijë thellësinë 1000 metra, asnjë nga armët ekzistuese nuk i kundërvihet dot kësaj nëndetëseje, thonë ekspertët. Belgorodi është planifikuar po ashtu të kthehet në elementin qendror për sulme të mundshme klandestine ruse kundër kabllove të nënujshme perëndimore të internetit.

Ajo mund të transportojë mini-nëndetëse të pajisura me krahë robotike që do ta dëmtonin apo edhe prisnin krejtësisht një kabllo të tillë. Marina ruse e ka testuar prej disa ditësh Belgorodin në Detin e Bardhë. Përurimi i tij erdhi vetëm pak pas incidentit me destrojerin britanik në Detin e Zi, dhe stërvitjes masive ushtarake ndërkombëtare në zonë, që u konsiderua si provokim nga ana e Moskës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Dhuna në Francë, gjobë deri në 10 mijë euro/ Senati miraton projektligjin kundër vandalizmit

11:27 / October 28, 2026

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima

10:38 / October 28, 2026

Rruga drejt marrëveshjes? Trump: Takimi mes Putin dhe Zelenskyt do të mbahet shumë shpejt

09:22 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.