Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Tregohuni të kujdesshëm! Këto janë ushqimet që duhen t’i shmangni me patjetër gjatë ditëve të nxehta të verës

15:27 / June 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60db1dec3385e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Helmimet dhe infeksionet shkaktojnë të vjella dhe diarre që dehidratojnë trupin dhe kjo është shumë e dëmshme në verë.

Ditët e nxehta janë më favorizuese për zhvillimin e mikrobeve dhe si pasojë helmimet dhe infeksionet e zorrëve. Për këtë arsye duhet pasur më shumë kujdes.Rregulli që vlen në çdo stinë, por bëhet edhe më i rëndësishëm në verë, është të lajmë gjithmonë mirë duart para se të hamë. Vendimtar është ndërkaq konsumi i ushqimeve të freskëta.

Në verë duhen shmangur ushqimet e ambalazhuara që mund të jenë dëmtuar nga dielli dhe temperaturat e larta dhe duhen blerë ushqime të gatshme vetëm në vende të besuara.

Në të kundërt, konsumatori nuk është i sigurt nëse përbërsit janë në gjendje të mirë apo në to kanë filluar të zhvillohen mikrobe.

Sado e papranueshme të jetë kjo, duhet thënë që është shumë e lehtë të ndodhë në verë kështu që më mirë të jemi të sigurt. Nuk janë vetëm ushqimet e blera të rrezikshme, por dhe ato që përgatisim vetë.

Duhet t’i konsumojmë brenda një kohe të shkurtër pas përgatitjes dhe t’i ruajmë në kushte optimale. Edhe rruga nga shtëpia në punë, mund të ndikojë në dëmtimin e ushqimit, i cili pas konsumimit mund të na shkaktojë shqetësime pasi mund të mos e kemi kuptuar gjatë ngrënies që diçka nuk shkon.

Duhen shmangur, për ushqimet që nuk konsumohen në cast, përbërësit që prishen shpejt siç janë salcat, apo majoneza. Kujdes me sanduiçin!

Helmimet dhe infeksionet shkaktojnë të vjella dhe diarre që dehidratojnë trupin dhe kjo është shumë e dëmshme në verë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.