Partizani është në kërkim të përforcimeve dhe së fundmi në urdhrat e trajnerit Ilir Daja është vënë një futbollist që ka provuar të luajë edhe në elitën e futbollit holandez.
Gjiganti nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Damçevski, i është bashkuar “Demave të kuq”, por që ai nuk ka luajtur shumë në vitet e fundit.
Ndaj edhe do të jetë në provë edhe pse ka provuar shumë kampionate, si: Armeni, Qipro, Holandë, Maqedoni e Veriut etj, apo dhe në Euro 2016 ka qenë pjesë e skuadrës përfaqësuese të shtetit të tij.
Gjithsesi, në kampin e kuq duan ta shohin edhe pse kanë piketuar edhe sulmuesin nigerian të Bylisit, Bexhi Antoni për vijën e parë.