Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rikthehet vajza e ‘Makinës së Memories’, rrëfen momentet me Ardit Gjebrean dhe jetën e saj të suksesshme në SHBA

14:51 / June 30, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 60dc60ba86dc7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin e pasdites, “Rudina” dje ishte e ftuar Fatjona Lubonja, autorja e librit “Ditët që ikën pa leje”. Prej vitesh ajo jeton në SHBA, por në jetën e saj këtu si adoleshente, ajo ka patur përvoja televizive si pjesë e videos muzikore të njohur të viteve ’90, “Makina e Memories” nga Ardit Gjebrea, aktore në filmat “Një vajzë dhe një djalë”, ndërsa sot është neurologe.

Ka studiuar Neuroshkencë dhe Edukim në Universitetin e Kolumbias dhe ka marrë titullin “Doktoreshë”, ndërsa specializimin e ka kryer në universitetin prestigjioz të Harvardit. Fatjona është autore dhe studiuese e eseve dhe studimeve të fushës së saj dhe ka fituar çmime të rëndësishme.

Në studion “Rudina” ajo foli posaçërisht për librin e saj të ri, të publikuar fillimisht në SHBA e tashmë gjendet edhe në shqip, “Ditët që ikën pa leje”. Libri është një përmbledhje esesh të shkurtra për ditët e rëndësishme që krijojnë kujtime dhe lënë gjurmë në kujtesën e njerëzve.Rudina Magjistari: (Pas insertit). Këngë shumë e bukur.

Fatjona Lubonja: Shumë e bukur. Edhe është aktuale akoma sot. Aty shkuam grup shoqërie dhe unë Arditin e njihja që në Lice. Unë sapo kisha ardhur dhe po bëhesha gati të nisesha në Amerikë.

640 0 60dc6000af265

Rudina Magjistari: Kishe mbaruar liceun. Ti për çfarë ke studiuar në lice?

Fatjona Lubonja: Për balet. Arte në përgjithësi. Mbaj mend isha edhe me Agron Aliajn, unë aty kërceva edhe “Ofelinë”, ishte shumë e bukur, por të gjithë e kishin mendjen te videoja. Unë as nuk e pashë videon, e kam parë shumë më vonë sepse ikja në Itali, në Amerikë për punë dhe e mbaj mend Petri Bozo, regjisori, kishte një stil, nuk e di e ka akoma mendoj, që nuk e kuptoje kur xhiroje, ishte spontan. Unë jam Vetë si personazh spontan dhe ajo më bëri të isha shumë e qetë. Në fakt, ne ishim në plazh aty, jemi pa tualet sepse hidheshim në det dhe natyrale, kjo më tepër ka ngelur e bukur, sepse je komplet një femër e re, natyrale, me atë buzëqeshjen dhe natyrisht do interpretonim një këngë dashurie, do interpretonim njëfarë emocioni, si histori dashurie.

Rudina Magjistari: Dhe është kujtim shumë i bukur. Keni xhiruar një ditë të tërë apo zgjatën xhirimet?

Fatjona Lubonja: Xhirimet zgjatën gati një muaj sepse ishin xhirime të ndryshme. U bë edhe një koncert atëherë, nuk ishte vetëm videoklipi dhe Joni Kraja bëri skenografinë dhe ka qenë një nga skenografitë më të mira që unë kam parë për arsye se e bëri në det.

Rudina Magjistari: Ka qenë një skenografi si anije më duket? Se çfarë koncerti ka qenë nuk e di, nuk e mbaj mend, por më kujtohet anija.

Fatjona Lubonja: Mbaj mend se Arditi më thirri edhe për spikere atëherë, nuk e di si u gjenda në atë moment. Agron Aliaj bëri një koreografi shumë të bukur, unë bëra “Ofelinë” sepse i kisha flokët shumë të gjata dhe imazhi im ishte i përshtatshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.