Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mesazhi që fshihet pas fustanit transparent të Kim Kardashian gjatë vizitës së saj në Vatikan

16:49 / June 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kim Kardashian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ylli i serialit të famshëm “KUWTK”, ka vizituar Vatikanin në Romë dhe ajo që mori vëmendje të madhe ishte veshja e saj, një fustan rrjetë mjaft seksi, i cili nuk i mbulonte shpatullat dhe i zbulonte belin.

Pas kësaj, ajo është “kryqëzuar” nga rrjeti pasi e konsiderojnë një mungesë respekti ndaj Kishës katolike. Ekziston një kod themelor i veshjes, të cilit burrat dhe gratë duhet t’i përmbahen kur vizitojnë qytetin e Vatikanit, veçanërisht Bazilikën e Shën Pjetrit ose muzetë e Vatikanit.

Vizitorët duhet të mbulojnë gjunjët dhe pjesën e sipërme të krahëve, po ashtu atyre u ndalohet të mbajnë pantallona të shkurtra ose funde mbi gju, bluza pa mëngë dhe këmisha të shkurtra. Burrat gjithashtu duhet të heqin kapelet e tyre kur hyjnë, megjithëse gratë lejohen që t’i kenë kapelet në kokë. Supet gjithashtu duhet të mbulohen ose këshillohen të mbulohen me një shall, shkruan “Daily Mail”.

Për këto arsye, Kim veshi një xhaketë sipër fustanit në momentin që hyri brenda kishës.

Megjithatë,  zgjedhja e kësaj veshje nuk është dhe aq rastësore duke marrë parasysh historinë pas krijimit të fustanit. Veshja është nga koleksioni Vjeshtë 2020 e Barragán.

3 20

Dizajneri i saj e bazoi koleksionin te inkuizicioni meksikan dhe persekutimi i brujas dhe brujos* nga Kisha Katolike.

Brujas dhe brujos janë fjalë që përdoren në shumë kultura spanjishtfolëse në Amerikën Latine dhe Karaibe për t’iu referuar njerëzve që janë praktikues të magjisë; “bruja” përdoret për gratë, ndërsa “brujo” për burrat.

“Koleksioni ka të bëjë me seksualitetin si fuqi dhe mbrojtje nga mbizotërimi i përhapur patriarkal siç përdorej në brujería* e shekullit të XVI. Ekziston një ndjenjë e fuqizimit të femrave gjatë gjithë koleksionit, e përzierë me magjepsjen e natës”, tha Barragán për Vogue.

  • 1 78
  • 2 37
  • 3 21

Kim Kardashian Vatikan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.