Analisti Preç Zogaj e konsideron Ilir Metën si një politikan pragmatist të skajshëm, që partinë e themeluar prej tij, LSI-në e ka çuar në kufijtë e një ndërmarrje.
Zogaj tha në emisionin ‘Opinion’ se përfaqësues të LSI e kanë parë këtë parti si mjet për të përfituar nga pushteti.
“Meta ka lënë edhe ai kujtimin e tij. Ka mundur të krijojë një formacion politik që thyen mallkimin e partive të vogla që nuk arrijnë të bëhen faktor. Ai arriti të bëhej faktor. Ai ka ndjekur një linjë pragmatiste, pragmatizëm i skajshëm, i cili dalëngadalë e ka çuar partinë në kufijtë e një ndërmarrje dhe shumë njerëz që njohim ne që përfaqësojnë LSI-në pak e shumë janë më shumë për të përfituar nga pushteti se sa për të dhënë përmes pushtetit”, u shpreh Preç Zogaj.
