Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Xhensila rrëfen eksperiencën e vështirë me Covid-19: I lutesha Zotit, më lër të jetoj vajzën

18:08 / July 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhensila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “E ardhmja është vajzë”, në të cilin u rrëfye për muzikën dhe jetën e saj si nënë e një vajze.  Ajo tregoi për periudhën e vështirë që ka kaluar gjatë pandemisë, duke zbuluar për herë të parë se kishte kaluar Covid-19 bashkë me vajzën. Ndër të tjera ajo tha se kishte përjetuar një moment mjaft të vështirë pasi ishte shëruar nga virusi. Ndërsa po kthehej në Tiranë, këngëtarja tregoi se kishte pësuar një atak paniku.

“Ndjeva një goditje shumë të fortë në kraharor, vajzën e kisha pas dhe shtrëngova Besin për një moment. E vetmja gjë që mendova ishte se ‘kaq ishte për mua’. Filluan të dridhura të pakontrolluara, oksigjeni iku pothuajse komplet. Jam një person që bëj jetë të shëndetshme dhe nuk kam patur kurrë probleme me shëndetin. U gjeta përballë një fakti që s’e kisha përjetuar kurrë. E vetmja që më erdhi ndërmend thashë: ‘Zot pse pikërisht tani që kam vajzën afër’, sepse është aq e rritur për të kuptuar se çfarë po ndodh përreth”, tha ajo.

Xhensila tregoi se mjekët i kishin shpjeguar se kjo kishte ndodhur si pasojë e gjendjes emocionale që kishte përjetuar gjatë pandemisë.

“Falë zotit ishin shumë afër Tiranës edhe shkuam në spital. Të dridhurat vazhdonin dhe i lutesha Zotit më lër ta jetoj vajzën dhe Besin, të mos më humbasë mami mua. Dhe ka qenë moment shumë i vështirë se fiks në ato momente nuk po mendoja veten, por njerëzit që më duan shumë. Pas analizave, isha shkëlqyeshëm dhe kardiologu më se ishte atak paniku. Nuk kisha dëgjuar kurrë dhe kjo lidhej me gjendjen psikologjike dhe ndoshta frikërat që kam patur gjatë Covidit. Shpërthyen në atë moment që nuk e prisja aspak”, u shpreh artistja.

View this post on Instagram

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

COVID-19 xhensila
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.