Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Delta te dera”, Brataj tregon për rrezikun që na pret: Vaksinohuni, vala tjetër vjen brenda …

15:31 / July 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 7657f4eed0da8c1dcda70db1f5d7a250
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse keni rrufë apo gjendje gripale mos i neglizhoni shenjat, por kërkoni testin e shpejtë për Covid. Varianti i ri “Delta” ka ndryshuar simptomat dhe fillimet e sëmundjes ngatërrohen me rrufën stinore.

“Asnjë virus nuk e ndalon dot që të hyjë. Për fat të keq, “Delta” ka ndryshuar simptomatologjinë, pasi po paraqitet më shumë si rrufë se sa si Covid-i. Ngatërrohet me rrufën dhe gripin. Shenjat kryesore janë dhimbje koke, fyti dhe rrufë, pastaj vjen temperatura. Çdo person që ka këto shenja të kërkojë tamponin, pasi mund të jetë Covid dhe Delta”, u shpreh për A2, Skënder Brataj.

Kreu i Urgjencës Kombëtare thotë se vala tjetër do të vijë më herët nga sa ishte parashikuar. Sipas tij, brenda verës Europa do të dominohet nga varianti “Delta” dhe kjo edhe për shkak të Kampionatit Europian të Futbollit.

“Ka një periudhë inkubacioni shumë më të vogël se alfa dhe mendohet që brenda verës 90% e dominimit në Europë do të jetë nga Delta. Sipas meje, do të ketë një rritje në të gjithë Europën në një të ardhshme shumë të shpejtë”.

Eksperti i Komitetit Teknik bën thirrje për rritjen e vaksinimeve në vend. Edhe pse ato nuk të mbrojnë plotësisht nga infektimet, të dyja dozat të shpëtojnë nga vdekja.

Në Shqipëri, ende nuk janë konfirmuar raste pozitive me mutacionin “Delta”. Sipas studimeve, ai është 50%, më i transmetueshëm dhe më agresiv se varianti britanik. Vaksinimi me të dyja dozat konsiderohet mundësia e vetme për t’i shpëtuar komplikacioneve. Në vendin tonë, nga 974 mijë të vaksinuar, mbi 400 mijë i kanë marrë të dyja dozat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.