Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Iggy Azalea mbështet Britney Spears në kauzën me babain e saj: E kam parë vetë se si sillej

18:14 / July 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
britney
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërkohë që për shumë njerëz rrëfimi i Britney Spears për të atin para gjykatës disa ditë më parë mund të jetë dukur i pabesueshëm, Iggy Azalea ka dëshmuar se këngëtarja nuk e ka ekzagjëruar aspak duke i dalë asaj në mbrojtje. Reperja ka treguar se e ka parë vetë sjelljen e babait të yllit të Pop-it Jamie Spears ndaj Britney-t. “Unë isha dëshmitare e të njëjtës sjellje që Britney detajoi në lidhje me babain e saj javën e kaluar dhe thjesht dua ta mbështes dhe t’i them botës se: Ajo nuk po e ekzagjeron dhe as nuk po gënjen. Unë e pashë atë të kufizuar edhe nga gjërat më të çuditshme dhe të parëndësishme si, sa lëngje u lejua të pinte. Pse është edhe e nevojshme?”, shkruan Azalea në një postim në Tëitter.

Iggy kujtoi gjithashtu momentin kur Jamie Spears kishte detyruar edhe vetë reperen të firmoste një kontratë gjatë një bashkëpunimit të tyre “Pretty Girls”. “Ai më dha një fletë ndërsa zbrita nga skena në Vegas dhe tha që duhej ta nënshkruaja. Ishte shumë kërcënuese dhe e frikshme, dhe me kujdestarinë, unë nuk munda të merrja as avokatin tim. Mënyra se si ai po përpiqej të më bindte të firmosja kontratën, më duket shumë e ngjashme me taktikat që Britney tha se ai përdori mbi të në një shfaqje në Las Vegas”, shtoi artistja.

Britney tregoi para gjykatës se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga i ati, Jamie. Këngëtarja deklaroi se nuk mund të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes. Ajo zbuloi se ka pirë litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.

Britney Spears Iggy Azaleaç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një nga ikonat e muzikës greke/ Kush ishte Giorgos Mazonakis që prej vitesh pushtoi skenën, këngët që shënjuan karrierën e tij

18:19 / September 9, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Surprizëëë!! Nevina Shtylla është në pritje të ëmbël

19:01 / September 7, 2026

Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

18:20 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.