Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Pse e duan Braçen të gjithë ?

19:52 / December 28, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Erion Braçe është duatrokitur sot gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, në momentin kur Kryeministrit Rama tha se ai do të ishte zëvendëskryeministër. Pse ndodhi kështu? Kryesore është se Braçe mbetet socialisti model, korrekt, i drejtëpërdrejtë, qelibear përsa i përket korrupsionit, politikan që flet hapur, qartë dhe pa komplekse. Braçe mbahet mend nga të gjithë sesi në zgjedhjet e 26 majit 1996 u masakrua nga Sali Berisha dhe bishat e tij në Policinë e Shtetit, nga falangat e krimit. E dhunuan keq, por ai përsëri u ngrit, rinisi punën si deputet dhe drejtues i gazetës kryesore të opozitës së atëhershme “Zëri i Popullit”. Kush ka punuar apo bashkëpunuar me Braçen ka parë nga afër njeriun e ndershëm, parimor dhe kërkues i pandalshëm për të mirën. Ai nuk e kishte aspak problem pas vitit 1997, kur PS erdhi në pushtet, të kritikonte hapur fare ministrat e Partisë Socialiste dhe zyrtarët e tjerë të çdo rangu. Faqet e gazetës hapeshin me kritika të forta për qeveritarët që nuk punonin si duhet. Korrespondentët në këtë media shkruajnë se; “Erion Braçe, punëtor i palodhur dhe i kudogjendur për zonën e tij elektorale. I pyesni dhe shikoni e dëgjoni çfarë do t’u thonë për të. Ka ndryshuar komplet situatën me shkollat, kanalet kullues dhe vaditës, tregjet e produkteve bujqësore, insfrastukturën rrugore, parqet, lagunën, qendrat shëndetësore etj, etj. Erion Braçe, opozitar i përjetshëm me këdo që bie ndesh me zhvillimet e këtij vendi, brenda dhe jashtë PS”, shkruan Çlirim Hoxha, ish-gazetar i “Zërit i Popullit”. Braçe gjatë drejtimit të Komisionit të Ekonomisë në Parlamentin Shqiptar debatonte fort me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë kundër rritjes së taksave.  / P. Hasa

erion brace Erjon Braçe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nuk i marr leje askujt”/ Shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, Braçe: S’dua t’i vijë fundi PS-së

22:19 / April 2, 2026

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin

21:41 / February 2, 2026

Kush e fiku FRESSH-in? Erion Braçe kujton nisjen e rrugëtimit politik para 34 vjetësh

22:40 / January 15, 2026

Homazhet në Pallatin e Kongreseve, Erion Braçe: Fatos Nano iu dha mundësi të gjithëve

10:34 / November 2, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.