Erion Braçe është duatrokitur sot gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, në momentin kur Kryeministrit Rama tha se ai do të ishte zëvendëskryeministër. Pse ndodhi kështu? Kryesore është se Braçe mbetet socialisti model, korrekt, i drejtëpërdrejtë, qelibear përsa i përket korrupsionit, politikan që flet hapur, qartë dhe pa komplekse. Braçe mbahet mend nga të gjithë sesi në zgjedhjet e 26 majit 1996 u masakrua nga Sali Berisha dhe bishat e tij në Policinë e Shtetit, nga falangat e krimit. E dhunuan keq, por ai përsëri u ngrit, rinisi punën si deputet dhe drejtues i gazetës kryesore të opozitës së atëhershme “Zëri i Popullit”. Kush ka punuar apo bashkëpunuar me Braçen ka parë nga afër njeriun e ndershëm, parimor dhe kërkues i pandalshëm për të mirën. Ai nuk e kishte aspak problem pas vitit 1997, kur PS erdhi në pushtet, të kritikonte hapur fare ministrat e Partisë Socialiste dhe zyrtarët e tjerë të çdo rangu. Faqet e gazetës hapeshin me kritika të forta për qeveritarët që nuk punonin si duhet. Korrespondentët në këtë media shkruajnë se; “Erion Braçe, punëtor i palodhur dhe i kudogjendur për zonën e tij elektorale. I pyesni dhe shikoni e dëgjoni çfarë do t’u thonë për të. Ka ndryshuar komplet situatën me shkollat, kanalet kullues dhe vaditës, tregjet e produkteve bujqësore, insfrastukturën rrugore, parqet, lagunën, qendrat shëndetësore etj, etj. Erion Braçe, opozitar i përjetshëm me këdo që bie ndesh me zhvillimet e këtij vendi, brenda dhe jashtë PS”, shkruan Çlirim Hoxha, ish-gazetar i “Zërit i Popullit”. Braçe gjatë drejtimit të Komisionit të Ekonomisë në Parlamentin Shqiptar debatonte fort me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë kundër rritjes së taksave. / P. Hasa
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment