Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kishin zënë hapësirën e plazhit me shezlongë, nën hetim dy administratorë subjektesh

14:44 / July 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shezlong 768x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranë ka proceduar penalisht 2 administratorë subjektesh, që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Gjithashtu, gjatë një aksioni të fundit janë arrestuar 4 shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë procedimi në gjendje të lirë i shtetasve M. G., 60 vjeçe dhe B. T., 59 vjeç, pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. D., 24 vjeç dhe R. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 peshore elektronike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit V. Xh., 53 vjeç, pasi ka vjedhur 4 aparate celular.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ll., 31 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me demë materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

10:34 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.