Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Vaj ulliri me uthull molle, kombinimi ideal për shëndetin tuaj

12:27 / July 5, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 a79e7ac39a2e7827ea3e7e51c7d84d2b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi i vajit të mirë të ullirit dhe uthullës së mollës ofron më shumë përfitime shëndetësore për ata me diabet ose paradiabet, vërejnë disa studime të rëndësishme shkencore. Hulumtimi thelbësor provon se vaj ekstra i virgjër i ullirit, një element kryesor i ushqimit mesdhetar, është i shkëlqyer për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Por është kombinimi i mësipërm është veçanërisht i mirë për shëndetin e zemrës, një konsideratë kyçe për cilindo me paradiabet ose diabet.

Fakte shkencore të vlefshme

Një studim spanjoll analizoi konsumin e kombinimit dhe vdekshmërinë në më shumë se 40,000 njerëz për 13 vite. Studimi zbuloi se rreziku i përgjithshëm i vdekjes ishte 26 për qind më i ulët dhe rreziku i vdekjes nga sëmundjet e zemrës ishte 46 për qind më e ulët, mes atyre që konsumonin më shumë vaj ulliri ekstra të virgjër çdo ditë. Rezultatet ishin të qarta. Për ata që hanë një ushqim tipik ditor 2,000 kalori, vdekshmëria e përgjithshme ra me 7 për qind. Vdekshmëria e sëmundjeve të zemrës ra me 13 për qind, për çdo 10 gram vaj ulliri ekstra të virgjër që konsumuan njerëzit e përfshirë në studim.

Vaji i Ullirit Ekstra i Virgjër Me Uthull Molle arrin uljen e glukozës

Dy studime të tjera sugjerojnë se uthulla e mollës dhe vaji i mirë i ullirit ofrojnë edhe përfitime të tjera. Studiuesit u përqëndruan në ushqime të dashura për cilindo konsumator, buka dhe patatet. Për shkak se të dyja ushqimet janë të larta në karbohidrate, ato përthithen shpejt dhe po shpejt ngrenë sheqerin në gjak. Kjo nuk është gjë e mirë kur je paradiabetik ose diabetik dhe përpiqesh të mbash glukozën nën kontroll.

Studimi i parë u serviri vullnetarëve ushqime të thjeshta në ditë të ndryshme pas mosngrënies gjithë natën. Sallatë jeshile spërkatur me vaj ulliri, me dhe pa bukë. Sallatë jeshile spërkatur me vaj ulliri dhe uthull molle, me dhe pa bukë. Nivelet e tyre të sheqerit në gjak u matën para dhe 95 minuta pas çdo vakti. Kur pjesëmarrësit hëngrën bukë me sallatë jeshile, vaj ulliri ekstra të virgjër dhe uthull molle, sheqeri i tyre në gjak u rrit mesatarisht 34 për qind më pak se kur hëngrën vetëm bukën, rezultoi studimi.

Në studimin e dytë, të kryer në Suedi, u ushqyen vullnetarë të shëndetshëm me:
Patate të freskëta të ziera. Patate të ruajtura në ftohtë (të ziera, pastaj të ftohura për një ditë). Patate të ruajtura në të ftohtë, të marinuara me vaj ulliri dhe uthull molle. Studiuesit matën nivelet e sheqerit në gjak dhe të insulinës disa herë në dy orë pas çdo vakti. Ata që hëngrën patate të ftohta me vaj ulliri dhe uthull kishin një përgjigje më të ulët prej 43 për qind të sheqerit në gjak. Gjithashtu patën një përgjigje më të ulët të insulinës prej 31 për qind se ata që hëngrën patate të freskëta. Nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar rezultatet e këtyre studimeve. Por ajo që këshillon AgroWeb.org është kjo. Shtoni një sallatë me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe uthull molle për shkak të potencialit të tyre për të mbajtur nën kontroll sheqerin në gjak.

Cilat janë masat e duhura të kombinimit?
Kombinoni nje raport me një lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe një lugë çaji me uthull molle për të marrë masën e duhur. Përdoreni gjatë çdo vakti dhe do t’i bëni një shërbim të mirë organizmit tuaj./AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.