Petrit Ruka, poeti dhe kineasti i njohur ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.
Mësohet se Ruka ka ndërruar mbyllur sytë në orët e para të mëngjesit të sotëm, për shkak të një sëmundjeje në zemër që e torturonte prej kohësh.
Kush ishte Petrit Ruka
Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21 gusht të vitit 1954. Ai ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare p?r dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura në Tiran? në vitet 1985-1986.
Ruka ka punuar si mësues në Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Tepelenë. Ai ka qenë edhe skenarist dhe regjisor në Kinostudion “Shqipëria e Re” dhe “Alba Film Studio” në vitet 1986-1996. Në vitin 2000 u bë Drejtor në Teatrin Kombëtar të Fëmijëve, ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2005 qëndroi Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005. Ruka është nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

