Një pornostare ruse ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i 22-të i banesës së saj.
Daily Mail shkruan se 29-vjeçarja Kristina Lisina, e cila mbante emrin e artit ‘Kristina the Foxx’, u gjet e vdekur pasi ra nga një dritare e një ndërtese 22-katëshe në Shën Petersburg.
Policia që heton vdekjen thotë se ajo u gjet me një monedhë në dorë të gdhendur me fjalët: “Do të jesh gjithmonë në zemrën time”. Ndërkohë miqtë thanë se ajo kishte biseduar javët e fundit se ndihej e vetmuar dhe dëshironte të krijonte një familje.
