Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Situata politike/ Majko: Opozita po krijon precedentë të rrezikshëm, që mund të kthehet në model

17:00 / February 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pandeli Makjo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në Top Channel, i bëri thirrje që kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Bashësh duhet të ulen jo për të bërë pazar, por për të nxjerrë Shqipërinë nga një qerthull.

“Në fund fare dikush do të humbasë, por ndonjëherë në politikë humb duke fituar dhe fiton duke humbur”, deklaroi Majko.

Duke iu referuar aktualitetit politik, Majko theksoi se precedenti që po vendos opozita është i rrezikshëm:

“Çfarë precedenti po hap Shqipëria?

Nëse kemi këtë precedent që opozita nuk hyn në zgjedhje për X kryeministër, kthehet në model pastaj.

Opozita duhet të pyesë veten se çfarë ndodh pas kësaj. Ja e morën pushtetin.

Pas 6 muajsh dorëzojmë ne mandatet dhe themi nuk e duam këtë kryeministër. Mendoj se jemi klasë politike që po mbyll ciklin e vet dhe është e sigurtë që në zgjedhjet që vijnë dikush do të lërë jo vetëm karrigen e politikës. Prandaj është ky polarizim në këtë moment”.

Kur u pyet nëse ka premisa për konflikt social, Majko deklaroi se “këtë e ndajnë njerëzit”, por, sipas tij, “konflikti civil kërkon më shumë sesa 10 mijë njerëz”.

“Në fund të fundit të gjithë kemi fëmijë e mbesa dhe ky është vend ku do të jetojmë të dyja palët. Duhen menduar punët me gjakftohtësi”, deklaroi Majko.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026

Qafë Thanë/ Inagurohet sistemi i integruar i kontrollit, Mickoski: Nxit turizmin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

11:08 / November 22, 2026

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.