Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Salianji: Kryebashkiaku i Lushnjës s’është ‘peshku i madh’, duhet hetim deri në rrënjë

15:33 / July 7, 20215 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salianji 2 770x429 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji teksa e ka cilësuar një fillim të mbarë goditjet kundër korrupsionit dhe aksionin e djeshëm të SPAK për arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, theksoi se hetimi duhet të shkojë tek ‘rrënjët’.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ Salianji tha se kryebashkiaku Tushe nuk është ‘peshku i madh’, ndërsa shtoi se për të disa herë PD ka denoncuar lidhjet e tij me krimin por dhe me bandën ‘Hakmarrja për drejtësi’.

Ndër të tjera demokrati u ndal edhe te futja e PD-së në Kuvend në shtator, duke shtuar se opozita do të vijojë me aksionin e saj në çdo front.

PJESË NGA INSTERVISTA

Ju e konsideroni një fillim të mbarë aksionin ku u arrestua kryebashkiaku i Lushnjës?

Fillimi i mbarë është që goditet në çdo nivel korrupsioni. Çdo lajm ku organet ligjzbatuese vendosin para ligjit çdo abuzues që abuzon me detyrën apo kryen korrupsion, është një lëvizje që i shërben dhe nxitet nga opozita dhe shoqëria. Ne e kemi denoncuar prej kohësh jo vetëm kryebashiakun që u arrestua dje, por për lidhjen e tij të forta me një grup kriminal që është ‘Hakmarrja për drejtësi’, për lidhjen dhe kontaktet me zv.kryeministrin apo me kryeministrin, apo me tenderat dhe pasuritë publike që i di i madh dhe i vogël që janë bërë në Bashkinë e Lushnjës. Është fillim i mbarë, por jo i mjaftueshëm nëse nuk shkon deri në rrënjë.

Kreu i SPAK sot paralajmëroi arrestime të reja politikanësh. Ju keni kërkuar që pas lajmit që u arrestua dje kryetari i Bashkisë së Lushnjës, që arrestimet të vazhdojnë. A keni besim se kjo do të ndodh?

Ne i shërbejmë interesit publik. Kemi çuar kallëzime penale për rastin në fjalë dhe të tjerë. Kur në një vend ku një në 3 tendera jepen pa garë, kur pjesa më e madhe jepet me negocim të drejtpërdrejtë, kjo është alarmante. Ne nuk mund të paragjykojmë. Ndaj edhe dje kreu i PD tha se ishte fillim i mbarë, por i pamjaftueshëm.

Ju thatë se i vini në ndihmë kësaj kauze, keni emra konkret nga radhët e politikanëve?

Ne jemi në mbrojte të interesit publik dhe është interes themelor. Nuk është vetëm interes i opozitës, por i gjithë opinonit. Ne kemi çuar në shumë raste për kallëzim, deputetë, emra ministra, apo zëvendësministra. Opozita nuk ka as mundësi që teorikisht që të abuzojë. Gjithë përgjegjësia është e qeverisjes, e vendimmarrësve, që administrojnë pronën publike. Janë dhjetra çështje në strukturën e posaçme anti-korrupsion, siç është çështja e teatrit.

Lufta ndaj korrupsionit duket se është dhe merak i madh nga SHBA. Kjo artikulohet qartë dhe në daljet e ambasadores së SHBA, e cila ka kujtuar sot urdhrin e Biden. Si ju duken këto zhvillime?

Urdhri i presidenti të SHBA është lajm i mirë për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë që fokusi i këtij shteti të jetë më i madh. Ky në këto 7 vite korrupsioni është kthyer në gangrenë. Krerë të krimit të organizuar ndihmojnë në fushatë, dhe qëndrojnë afër politikës. Vëmendja është maksimale në këtë drejtim

Besoni se do të ketë të tjerë zyrtarë të lartë që mund të shpallen non-grata?

Ajo është vendimmarrje që më takon as të imagjinoj apo të mendoj apo ta komentoj. I takon SHBA-ve. Pritshmëritë janë të mëdha në luftën kundër korrupsionit. Janë operacione të sipermbështetura. Kushdo që ka vjedhur, shkelur ligjin, duhet të ketë frikë nga ligji për të marrë ndëshkim.

Si janë pritshmëritë tuaj që do të ketë rezultate për të luftuar korrupsionin?

Ne jemi partnerë në situatë kur kauzat janë të njëjta. Ne do të bëjmë ç’është e mundur që në të gjitha denoncimet që janë bërë ndër vite, kanë rezultatet se kanë qenë të drejta. Koha na ka dhënë të drejtë. Është dëmtuar Shqipëria nga drejtësia e vonuar. Por ne si opozitë, të paktën këto janë deklarime publike, koha na ka dhënë të drejtë. Jemi në nivelin e pritshmërive të qytetarëve, që lufta ndaj korrupsionit të jetë real dhe jo gjueti shtrigash. Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit.

A keni nisur të besoni te institucionet e reja të drejtësisë?

Nëse nuk jemi skeptikë për të mbajtur lartë dhe presionin publik, padyshim se ça vlerë do kishte. S’mund të paragjykohet, por duhen para rezultatet konkrete në fund.

Për gjykatën Kushtetutë, për vendimet që ajo ka dhënë jeni skeptikë?

Duhen parë kur të jenë të publikuara. Ajo që duket qartë është se sado që të ketë bonsens gjykata, e ka kapur në shkelje të kushtetutës. Qeveria ka qeverisur në tejkalim të ligjit dhe kjo përbën abuzim. Vendimet e Kushtetueses, siç ishte rasti i Teatrit, apo përgjimi i paligjshëm ndaj qytetarëve, përbëjnë dhe këto indice që të çosh para përgjegjësisë penale zyrtarët që kanë abuzuar. Lajm i mirë që gjykata funksionon dhe vendimmarrja duhet të jetë në prozhektorët e qytetarëve.

Ndonëse ju e konsideroni një lajm të mirë, Tushen nuk e konsideruar ‘peshkun e madh’. Kush është ‘peshku i madh’?

Të gjithë personat që abuzojnë dhe janë në nivel të lartë. Kryeministri, zv.ministra, ministra, kryetari i bashkisë së Tiranës. Njerëz që thyejnë ligjin dhe që i kanë bërë një sfidë shtetit të së drejtës. Është fillim i ,barë nëse hetimit i shkohet deri në fund, që janë ‘Hakmarrja për drejtësi’ te rrjeta psh; Erjon Brace p.sh, apo Rama.

Tjetri do të jetë i mirëpërfaqësuar?

S’ka të krahasuar me këtë.

Ju do të jeni pjesë e parlamentit?

Kjo s’ka asnjë dyshim. Do të jemi në çdo front ku bëhet opozitë. Zgjedhjet s’kanë të bëjnë me mandatet e fituara. Zgjedhjet dhe mandatet e marra nga PD me gjithë elementet e masakrës, janë mandate përfaqësimi të drejta. E gjithë pjesa tjetër, që janë 20-30 qe janë prodhuar nga kundërshtimi dhe përdorimi i krimit, këto janë mandate që bëjnë diferencën dhe janë të paligjshme dhe e bëjnë jolegjitim qeverisjen.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.