Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

A është agresiv varianti DELTA? Brataj tregon pasojat: Përhapet shpejt! I ngjashëm me…

10:15 / July 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid 19 750x500 1 630x420 1 630x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Instituti i Shëndetit Publik theksoi se në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin ‘Delta’, i koronavirusit, i cili tashmë është përhapur me shpejtësi dhe në vendet Rajonit.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pohoi po ashtu se nuk ka asnjë rast të konfirmuar, por më qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe të turistëve shumë shpejt mund të jetë prezent edhe në vendin tonë.

‘Deri në këtë moment nuk ka të konfirmuar asgjë për sa i përket variantit ‘Delta’. Besoj se shumë shpejt do të vij tek ne, fakti që jemi disi të qetë është fakti se nuk ka raste, por lëvizja e qytetarëve dhe rastet në Rajon, do të shfaqet dhe në vendin tonë. Mutacioni ‘Delta’ i COVID-19, dhe është varianti indian.’- tha Brataj.

Mjeku zbuloi edhe disa nga simptomat që ka varianti ‘Delta’, ku nënvizoi se përhapet me shumë shpejtësi, dhe se ka një ngjashmëri me ftohjen normale. Qytetarët e infektuar mund të ndjejnë dhimbje koke, fyti, rrufë, por në ndryshime nga varanti i mëparshëm i COVID, nuk humbet shijen dhe nuhatjen. Brataj tha se nuk është agresiv, por fakti që përhapet shumë shpejt, rrit numrin e personave të infektuar. Mjeku thekson se me shfaqjen e simptomave duhet të bëhet testi anti-COVID.

“Që nga prilli i këtij viti me hyrjen e variantit ‘Delta’ dhe ka një ndryshim për sa i përket përhapjes dhe periudhës së inkubacionit, ka më shumë ngjashmëri me një ftohje normale, është me dhimbje koke, dhimbje fyti, rrufë dhe sekrecione dhe është i ngjashëm më ftohjen. Një interpretim i gabuar i këtyre simptomave është me pasoja. Nuk përsëritet simptoma e humbjes së shijes dhe nuhatjes që ishte tipike i variantit të parë COVID. Nuk është më agresiv, por ka një përhapje të madhe, pasi përhapet me rrugët e frymëmarrjes, nëse dikur duheshin 15 min në këtë kohë, flitet se koha është shumë e shkurtër në krahasim me më parë, mjaftojnë pak minuta të infektohesh dhe të përhapet virusi. Është tipike si gripi të shfaqen simptomat. Me shfaqjen e simptomave menjëherë duhet të bëni testin.’- tha Brataj.

Brataj tha se personat e vaksinuar, janë më pak të riskuar që të preken nga varianti ‘Delta’ dhe se zgjidhja e vetme është vaksinimi masiv i popullsisë. Po ashtu Brataj tha se nuk flitet për momentin për masa të tjera. Mjeku tha se edhe nëse do të kishte shifrat të larta infektimi, do të jenë asimptomatikë

‘Tipike është fakti që personat jo të vaksinuar janë shumë më të prekshëm nga ky variant. Duhet të ketë një pjesëmarrje masive për vaksinimin, i vetmi çelës i suksesit është vaksinimi në masë. Ardhja e virusit nuk përjashtohet, por në këtë moment nuk flitet për masa të tjera. Nëse prania e Deltës do të vërtetohet do të merren masa të kontrollohet, pa krijuar një shtrëngim masash të reja, do të përballohet deri sa strukturat shëndetësore janë në gjendje të përballojnë. Mendoj se virusi ka shpeshtim, por është më pak virulent. Është fat i mirë që temperaturat janë të larta edhe nëse do të ketë përhapje do të jetë e kontrolluar. Rreth vjeshtës duhet të kihet më kujdes. Mendoj edhe nëse do të kishte shifrat të larta infektimi, do të jenë asimptomatikë. Kjo pasi stina në të cilën kemi shumë avantazhe karshi virusit.’- tha Brataj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.