Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Pas shkarkimit të Zegjine Sollakut, KPK shkarkon gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë

11:14 / July 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60e6bad7be6cb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë, Zegjine Sollakut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra një tjetër gjyqtare të Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Lindita Sinanaj.

Bëhet me dije se Sinanaj është pezulluar nga detyra pasi KPK konstatoi probleme me burimet e pasurisë.Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Suela Zhegu.

Lindita Sinanaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Prej vitit 2013, Sinanaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Lindita Sinanaj deklaronte pasuri me vlerë 4.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është 3-fishuar, duke kapur vlerën e 15.2 milionë lekëve.

Sinanaj zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.4 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 4.8 milionë lekë, një automjet me vlerë 664 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 300 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 35.4 milionë lekë, nga të cilat 43% kanë si burim pagën e subjektit si gjyqtare dhe gati 38% pagat e familjarëve. Rreth 17% e të ardhurave kanë si burim fitimin nga shitja e pasurisë së patundshme dhe 1% burojnë nga mësimdhënia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.