Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Angelina Jolie çon sërish në gjykatë Brad Pitt, zbulohet arsyeja

13:05 / July 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
105851930 608a026b 3cf7 4615 b615 811f82c68a28
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duket tashmë shumë e largët koha kur Brad Pitt dhe Angelina Jolie formonin një nga çiftet më të admirueshme të Hollivudit. Tre vite nga njoftimi i ndarjes, motivet e zënkave mes tyre nuk kanë fund. Pas luftës në gjykatë për kujdestarinë e fëmijëve, tani janë sërish gati për një tjetër luftë përpara gjykatës. Këtë herë për shkak të verës. Jolie do të donte të hiqte gjysmën e aksioneve të saj që ka nga kantina e verës në Provencë ndërsa Pitt nuk do t’i japë konsensusin e tij.

Kur ishin të dashuruar Brad dhe Angelina kishin blerë pronën e Château Miraval, në Jug të Francës dhe themeluan një punishte verë me të njëjtin emër. Edhe pas divorcit, duket se nuk kishin asnjë problem për këtë pasuri, të paktën deri tani.
Sipas asaj që raporton Fox News, Jolie ka ndërmend të shesë 50% të aksioneve të saj, duke menduar që nuk ka më asnjë kuptim të bëjë biznes me të, pas asaj që ka ndodhur.

Por për këtë i duhet konsensusi i Pitt që zotëron 50% të pjesës tjetër të aksioneve. Por ai duket që s’ka ndërmend të pranojë, për faktin që ekziston një urdhër ndalimi i përkohshëm për të gjitha pasuritë e çiftit, të bllokuara deri në fund të marrëveshjes.
Më pak fjalë lufta ka filluar sërish. Nga ana tjetër Brad nuk është i gatshëm të tolerojë asnjë milimetër, ndërsa Angelina i ka kërkuar gjykatës së Los Angeles të heqë kufizimet kohore të marrëveshjes. Pavarësisht se ekziston një blerës do të duhet patjetër konsesusi i Pitt, i cili nuk ka aspak ndërmend t’ia lehtësojë gjërat ish bashkëshortes së tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026

Princi Harry dhe Meghan rikthehen në Britani pas gjashtë vitesh

13:35 / August 20, 2026

“S’e di ende sa shumë dashuri të pret”, Agon Amiga bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës

16:39 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.