Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Konkurimi në Universitetin e Tiranës, kuotat për fituesit e rinj në Programet Master

14:29 / July 12, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
universitetet 1 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar periudhën e aplikimeve dhe të regjistrimeve për studimet në programet e “Masterit profesional” dhe “Masterit shkencor” në të gjashtë fakultetet që janë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë publik në vend.

Në degët e nivelit të dytë të studimeve “Master” do të pranohen 6787 studentë të rinj për vitin akademik 2021-2022. Në këtë këtë cikël gara do të zhvillohet për 4133 kuota pranimi në programet “Master Shkencor”, si dhe 2654 kuota pranimi në programet “Master profesional”.

Sipas kushteve të përcaktuara nga strukturat përgjegjëse të arsimit të lartë në vend, në ciklin e dytë kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë në fushën përkatëse të studimit ose në fusha të tjera të përafërta, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit. Po ashtu mund të aplikojnë edhe të gjithë kandidatët që janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të licencuar dhe akredituar. Në çdo rast pranimi, kandidati duhet të ketë kryer njësimin e diplomës pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin e lartë.

Kriter pranimi në një program studimi të ciklit të dytë “Master i shkencave” është edhe njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.

Renditja e aplikantëve do të bëhet në bazë të mesatares së ponderuar të ciklit të parë të studimeve të diplomës “Bachelor” dhe në përputhje me kriteret e tjera të vendosura nga njësia bazë përgjegjëse për programin e studimit, ku prioritet kanë aplikantët që zotërojnë një diplomë “Bachelor” të ngjashme me fushën ku konkuron për vijimin e studimeve të nivelit të dytë.

Kuotat për “Master shkencor”

Kuotat e pranimit për kandidatët studentë brenda vendit 3223
Kuotat e pranimit për kandidatët student nga trojet shqiptare 305
Kuotat e pranimit për kandidatët student shtetas të huaj 58
Kuotat për kategoritë e veçanta (me aftësi të kufizuara, jetimët, romët-egjiptianët 203
Kuotat e pranimit për kandidatët student që aplikojnë për transferim studimesh 113
Kuotat e pranimit për kandidatët studentë studentë në një program të dytë studimi 231

Kuotat e pranimit në ciklin “Master profesional” për vitin 2021

Kuotat e pranimit për kandidatët studentë brenda vendit 2131
Kuotat e pranimit për kandidatët student nga trojet shqiptare 177
Kuotat e pranimit për kandidatët student shtetas të huaj 32
Kuotat për kategoritë e veçanta( me aftësi të kufizuara, jetimët, romët-egjiptianët 118
Kuotat e pranimit për kandidatët student që aplikojnë për transferim studimesh 52
Kuotat e pranimit për kandidatët studentë në një program të dytë studimi 144

3333 222 2

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.