Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Abuzimi me prokurimet publiket/ Rama bën bilancin: Perceptimi publik për tenderat, pamje madhështore për nga negativiteti

11:36 / July 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
02
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa prezantoi paketën e re të prokurimit publik, kreu i qeverisë bëri një bilanc të institucioneve në raport me procedurat e prokurimit publik. Rama tha se gjatë vitit 2020 dhe gjashtë mujorit të parë të 2021, për të gjitha institucionet rezulton se janë asistuar 936 procedura të publikura në SPE, ndër to 70 % kanë rezultuar problematike në hartimin e kritereve, dhe për këtë arsye institucionet përkatëse i janë dërguar rekomandime.

“20 % e institucioneve nuk kanë reaguar dhe ose nuk kanë reflektuar nga rekomandimet e agjencisë së prokurimit publik. Është e padiskutueshme që mos reagimi ndaj tyre me shkrim, për të vënë në diskutim me argumenta një pikë apo njëj tjetër, është cënim flagrant i etikës shtetërore.

Të gjithë e dimë që në problematikën e prokurimeve armiku kryesor janë kriteret e qepura me dorë për kualifikim që ndikojmë në uljen e pjesë marrjes. Nga shqyrtimi i të dhënave në lidhje me numrin e ofertave, janë asistuar nga APP, përgjatë 2020 dhe janar qershor të këtij viti,936 procedura dhe mesatarja e ofertave të kualifikuara është 2. 56.

Nga analiza rezulton se nga 24 institucione, 21 prej tyre 30-50 të procedurave i kanë vetëm me një operator ekonomik. Pavarësisht se procedura është e hapur. Janë hetuar 57 procedura prokurimi ajo që ka rëndësi është se janë konstatuar probleme në përllogaritjen e fondit limit, kritere kualifikimi pa lidhje me objektin e kontratës, fitues që nuk plotësojnë kriteret.

Janë dënuar me gjobë 41 punonjës dhe masë 91 punonjës. Shifrat mund të duken të vogla, por nëse e shohim perceptimin publik për tenderat pamja është madhështore për nga negativiteti i saj. Sidoqoftë, në këtë moment është shumë e rëndësishme të bëhet një analizë serioze e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Bie në sy niveli i ulët i kuptimit të vetë procesit, që më pas krijon një efekt zinxhir dhe degradon procesin në rezultate të shëmtuara. Qëllimi madhor i kësaj përpjekjeje është që në këtë vend mos i hahet haku askujt dhe kush e ka me hak të marrë hakun kush nuk e ka të mos marrë hakun e dikujt tjetër.

Është shumë më e lehtë të thuhet se të bëhet se procesi është në vetvete i ndërlikuar, për të cilin edhe vetë BE vijon të kërkojë rrugë në mjete ligjore për ta përsosur por është plotësisht e mundur që në një kohë të shkurtër ky shtet të kalojë në një nivel tjetër në fushën e prokurimeve publike.” u shpreh Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.