Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Europiani i notit për të rinj në Romë/ Kuqezinjtë thyejnë rekordin kombëtar, shkëlqen Dalvi Elezi

12:34 / July 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
noti europiani 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është mbajtur në Romë, Itali kampionati Europian i të rinjve në not, në të cilën mori pjesë edhe përfaqësuesja shqiptare me 10 sportistë, 6 prej të cilëve djem dhe 4 vajza.

Rezultatet e ekipit tonë kombëtar ishin të kënaqshme, duke parë se aty merrnin pjesë sportistë nga e gjithë Europa dhe kanë një traditë më të hershme në këtë sport.

Ekipi ynë, madje, në stafetën 4×100 ka arritur të thyejë edhe rekordin Kombëtar, duke treguar një performancë të mirë në këtë kampionat. Sakaq, edhe njëherë në këto gara shkëlqeu notari shqiptar Dalvi Elezi, i cili zuri vendin e dytë në 100 dhe 200 metra stil i lirë në baterinë e tij, duke bërë një paraqitje dinjitoze në këto gara. Edhe në stilet e tjera Elezi bëri një performancë gjithashtu të mirë.

Elezi shihet si një nga notarët më të talentuar dhe premtues të këtij sporti në vendin tonë dhe paraqitjet e tij kanë ardhur në rritje, si sa i përket garave kombëtare, ashtu edhe atyre ndërkombëtare.

Duket se kohët e fundit për shkak të punës së mirë që po bëhet nga drejtuesit dhe brezin e talentuar të notarëve, gjasat janë që të kemi të tjera rezultatet në rritje, jo vetëm sa i përket aspektit individual, por edhe atij ekipor.

noti europiani 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.