Kryeministri Edi Rama është kthyer brenda pak orësh në Shqipëri. Jo më larg se në orën 16:00 të pasdites, ai ishte live në rrjetin e tij social në Facebook, ku edhe mori pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium” në Greqi, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou.
Për më pak se 4 orë, ai është kthyer në vend për të përcjellë drejt Tokios skuadrën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike. Ishte Rama ai që u dorëzoi flamurin kuqezi.