Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Helmimi i qytetarëve në Deçan, ministri i Shëndetësisë: Është ulur fluksi i pacientëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore

15:03 / July 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vitia 770x435 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë të enjten se është ulur fluksi i pacientëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Deçan, me simptoma të helmimit. Pas një vizite që i ka bërë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, ai ka thënë se autoritetet janë në pritje të disa rezultateve shtesë, për të kuptuar se çfarë ka shkaktuar helmimin.

“Një pjesë e rezultateve ka dalë, një pjesë të rezultateve tjera po i presim, sepse për disa rezultate duhet kohë për mbjelljen e kulturave bateriale, dhe një pjesë e mostrave tjera do të dërgohen jashtë vendit për analiza më specifike”, ka deklaruar ai.

Helmimi masiv në Deçan, gjatë fundjavës, ka bërë që kjo komunë të shpallë gjendje emergjente.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shëndetësisë në Deçan, nga dita e shtunë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, kanë kërkuar ndihmë mbi 1,500 persona, ndërsa qindra prej tyre i kanë simptomat e njëjta të helmimit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur të hënën se nga gjashtë mostra të testuara të ujit, në dy prej tyre janë gjetur koloni të dyshimta të baktereve. Megjithatë, sipas drejtorit të IKSHPK-së, Naser Ramadani, testimet në laborator duhet të vazhdojnë dhe shkaku i saktë i këtij helmimi nuk është përcaktuar ende.

Ujësjellësi rajonal “Hidrodrini”, ka përsëritur të enjten gjetjet e IKSHPK-së, duke thënë se mostrat e analizave rezultojnë se analizat fiziko-kimike si dhe ato bakterologjike kanë dalë në kufijtë e lejuar, në bazë të standardeve të Bashkimit Europian. Ky institucion ka kërkuar që testohen edhe disa mostra të ujit nga bunaret, që banorët posedojnë në atë zonë, për të shmangur dilemat eventuale./rel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ndodhi dy herë, nuk mund ta duroj më”, Melania bën xhiron e rrjetit, eksperti i leximit të buzëve zbulon çfarë i tha Trumpit gjatë aktivitetit në Uashington

19:01 / August 24, 2026

Franca miraton ligjin, ndalon telefonat celularë në të gjitha shkollat e mesme nga shtatori

18:20 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.