Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Debate në kryesinë e PD për analizën e zgjedhjeve, Paloka, Spaho e Bylykbashi sherr me Gazment Bardhin: S’pasqyron realitetin

19:13 / July 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Palok 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike dy nënkryetarët e PD, Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë kundërshtuar raportin për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Spahos analiza e Korçës nuk është objektive, sepse siç thotë ai ka marrë maksimumin prej 5 mandatesh.https://ads.gogel.al/www/delivery/afr.php?zoneid=107&target=_blank&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

“Analiza e Korçës nuk është objektive sepse unë kam marrë maksimumin, 5 mandate”.

Në raport thuhet se “kanë patur performancëbrenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Berat, 2. Dibër, 3. Elbasan, 4. Fier, 5. Kukës, 6. Korçë, 7. Lezhë dhe 8. Vlorë”.

Edhe për nënkryetarin Paloka nuk mund të jetë ky dokumenti i analizës. Sipas tij dokumenti duhet të rishikohet se nuk pasqyron atë që kanë shkruar drejtuesit e qarqeve.

“Duhet ta ndryshojmë, nuk mund te jetë ky dokumenti i analizës. Dokumenti duhet të rishikohet, nuk pasqyron atë që kanë shkruar drejtuesit e qarqeve në raportet e tyre”.

Raporti i është dorëzuar kryesisë së Partisë Demokratike, ku analizohen zgjedhjet e 25 prillit në të gjitha qarqet e vendit.

Edi Paloka: Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron ate qe drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyre si është hartuar

Edmond Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua qe Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bere analiza.

Edi Paloka: Ky dokument është bërë që dikush të dalë mirë dhe dikush keq.

Oerd Bylykbashi: Qarku i Durrësit del në analizë si qarku me performancën më të dobët. Po si mund të dalë qarku i Durrësit me performancë më të mirë me atë objektiv që u vendos?

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.