Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Vajza nuk ka dalë nga shtëpia, më vranë për së gjalli”, rrëfehet polici i Gruemirës

12:27 / February 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polici4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Berhan Bajrakurti, polici i Gruemirës i cili u përfshi në një video skandal që doli në media, dhe që u akuzua se kishte ngacmuar një minorene ka folur për median.

I ftuar në emisionin “Me zemër të Hapur” në News 24, bashkë me vëllain e tij, ai i ka kërkuar falje familjes së tij për tronditjen e thellë, kolegëve të policisë në Malësinë e Madhe. “Mua më vranë për së gjalli”, tha ai duke hedhur poshtë akuzat e duke thënë se nëse do e kishte bërë atë krim le të dënohej 100 vjet.

Vëllai i tij tjha se vajza e Berhanit, që kur ndodhi ngjarja nuk ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka shkuar as në shkollë duke shpjeguar dhe tronditjen e thellë që ka pësuar familja.

Polici i Gruemirës dhe i vëllai thanë se video ishte vjedhur nga celulari i Berhanit, ndërsa nuk e dinin se kush qëndron pas kësaj.

Ai tha se nuk ka marrë pezullim nga detyra si polic, teksa ka tashmë masën e detyrimit për paraqitje. Nëse do të rikthehej në detyrë, ai thotë se do ia lërë në dorë drejtësisë.

Si u njoftuat për ekzistencën e videos?

Në momentin që kam hyrë në zyrën e drejtorit të policisë së Shkodrës. Vetëm kaq i kam thënë po qe se është kjo e vërtetë unë 100 vite burg ia kam dhënë dënimin vetes.

Akuzohesha se kisha ngacmuar një minorene dhe bashkë me nënën e saj i kisha marrë në makinë. Se ajo kishte dashur të denonconte dhe nuk e kisha lejuar. Jam shokuar totalisht.

I hidhni poshtë?
Nuk bëhet fjalë. Nëse këto janë të vërteta unë e dua dënimin me 100 vite burg. Vetëm të dalë nëna e saj e baba e të thonë që unë e kam ngacmuar, unë ia kam dhënë dënimin vetes.

Si ra në dorën e medias?
Nuk e di.

Është përfolur edhe për mënyrën se si kolegët ju kanë shoqëruar?

Ishte shumë shokuese. Nuk iu vë faj. Ishte e jashtëzakonshme.

Të kanë besuar?
Nuk më ka besuar askush. As vëllai që kam këtu. Kam telefonuar gruan dhe i kam thënë që mbaj fëmijët se unë do shkoj të përballem. Ka ndodhur diçka e rëndë dhe unë do përballem.

Je babai i tre vajzave dhe një djali. Sa të ka mbështetur e besuar familja?
Dasht’ Zoti mbështetja e familjes sime që jam këtu. Gruaja më ka ardhur dy herë në Shkodër dhe një herë në Lezhë. Ajo e ka mbajtur barrën kryesore. E falënderoj nga zemra.

Polici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosur

13:46 / July 22, 2026

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.