Lëvizja Socialiste ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të eurodeputetit Knut Fleckenstein përmes ish deputetëve të saj, Petrit Vasilit dhe Endrit Braimllarit.
Por Kejdi Mehmetaj ka vendosur ti përgjigjet drejt për drejtë eurodeputetit në profilin e tij në Twitter, në një postim të tijin.
“I dashur Knut. Shqipëria është shtëpia ime dhe unë pres nga qeveria ime, asgjë më pak nga sa prisni ju nga qeveria juaj në Gjermani. As nuk dua ta imagjinoj çfarë mund të ndodhte në vendin tuaj, nëse qytetarët do të vuanin vetëm një përqindje të vogël të asaj që vuajnë shqiptarët. Të lutem na lër të bëjmë detyrën tonë. Ju po mendoni për zgjedhjet e Majit, ne po punojmë për të ardhmen e Shqipërisë”, i është përgjigjur Mehmetaj.

