Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

A nuk i kemi ne dy kriminelë për të marrë pushtetin? Pyetja qytetarit që zuri ngushtë Grida Dumën

15:50 / July 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Grida DUMA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë fjalës në Kuvendin Kombëtar të PD-së, deputetja Grida Duma është shprehur se vendi ynë po rrezikon duke qëndruar në një Shqipëri, e cila është më e keqe se në vitet ’90-të.

Gjithashtu, Grida foli për një letër që ishte dorëzuar në recepsionin e PD-së për në adresë të saj. Ajo rrëfeu se letra që i ishte dërguar mbante firmën e një të përndjekuri politik që për më tepër s’ankohet për fatin e tij.

Në letrën që i kishte ardhur asaj, i moshuar, i fliste për një episod, që kishte përjetuar përgjatë një udhëtimi me tren, kur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kishin nisur një dialog me një vajzë të re.

“Ajo po shikonte tek celulari i saj një video dhe buzëqeshte me veten, ndërsa unë së bashku me bashkëshorten po dëgjoja fushatën e PD-së. Në një moment ajo kthen kokën nga ne, dhe shton: Si i dëgjoni këta, të gjithë janë njësoj. Fillimisht u nevrikosa, por bashkëshortja ime, njeriu që më qetëson nervat prej vitesh, ndërhyri, duke i thënë se sa bukur ishte veshur ajo, ndoshta edhe pse nuk e kuptoi, dikush asaj po i bënte një kompliment. Pasi bashkëshortja po e përkëdhelte, në një moment i thotë asaj se gjithë kjo veshje, kjo liri, madje edhe lira për të sharë dikë, ka ardhur falë kësaj partie”, tha Duma.

Në fjalën e saj nga Kuvendi Kombëtar, Duma tregoi edhe një histori me një simpatizant të PD-së, i cili e kishte pyetur nëse kjo forcë politike a kishte ndonjë kriminel.

“Dikush më pyeti, a nuk i kemi ne dy kriminelë për të marrë pushtetin?”, tha Duma. Ajo tregoi se për një moment e pati të vështirë për t’i kthyer përgjigje.

“U zura ngushtë, tregon ajo, t’i thoja atij se nuk i kemi dy kriminelë në parti, do t’i lija të kuptonte se ne ishim të dobët. Ti thoja se i kemi, do të thoshte se po dal në anë e kundër të historisë, në pjesën e keqe të saj”, tha ajo.

Grida Dumën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Dita e dytë e analizës në Pogradec/  Sot “testohen” ministrat, Rama kërkon llogari për çdo dikaster

09:48 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.