Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Lufta” për burimin e Sinecit, “Salillari” rikthehet në kantier dhe heq tubat e vendosur. Banorët: Po fsheh provat nga frika e SPAK

17:50 / July 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BANORET 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Burimi i Sinecit në fshatin Lumas të Kuçovës është shndërruar në mollë sherri mes banoreve dhe firmës Salillari, e cila muaj më parë ka nisur të kryejë punime në zonë, duke i prezantuar ato si zbatim të një projekti për ndërtimin e një ujësjellësi.

Banorët pretendojnë se skenarë të tjerë fshihen pas këtij projekti, pasi uji në fshat nuk mungon. Pasi çështja u kallëzua në SPAK prej tyre, puna u pezullua në pritje të ekspertëve. Por ditët e fundit, punonjës të firmës Salillari janë rikthyer në fshat.

Banoret thonë se firma po heq tubat e vendosur përgjatë këtyre muajve me qellim që të zhdukë provat e punimeve në burimin e Sinecit përpara se në zonë të mbërrijnë inspektoret e SPAK. Këto veprime që janë kryer edhe gjatë natës irrituan banorët e Lumasit, të cilët protestuan sërish këtë të shtunë duke bllokuar sipas tyre, përpjekjet e firmës për zhdukjen e provave.

Avokati i banorëve, Arben Llangozi thotë se aferat korruptive në burimin e Sinecit janë denoncuar tashmë në SPAK dhe ky fakt ka shqetësuar firmën Salillari. Sipas tij leja për shfrytëzimin e burimit të Sinecit për ujësjellës është në kundërshtim me ligjin pasi zona është pasuri publike dhe monument natyre. Beteja e banorëve dhe protestat e tyre për burimin e Sinecit vijojnë prej muajsh dhe ata shprehen të vendosur nuk do lejojnë askënd që ta prekë atë./BW

salillari Sinecit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.