Dardan Molliqaj, bashkëshorti ish-ministres së Arsimit në vendin tonë, Besa Shahini ishte ndaluar për 48 orë pasi u shoqërua pas një proteste që mbajti bashkë me aktivistë të tjerë para ministrisë së Drejtësisë.
Dardan Molliqaj u arrestua me 16 korrik bashkë me 7 aktivistë të partisë që ai drejton, të cilët më pas janë liruar, gjatë aksionit te Ministria e Drejtësisë ku kundërshtuan taksën shtesë prej 5 euro për regjistrimin e veturave. Molliqaj dhe aktivistët e partisë shkruan mbi makinat e zyrtarëve ‘zhvatës’.
