Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Nuk u zgjodh në Këshillin e ri Demokrat, Ristani bën deklaratën e fortë: Kuvendi që duhet të rikthente shpresën, zgjidhi hallet e Bashës!

14:17 / July 19, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60f567ca17a6c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani ka analizuar zgjedhjet në Kongresin e Partisë Demokratike, ku u zgjodhën 300 delegatët e rinj në Këshillin Kombëtar.

Ristani, i cili nuk mundi dot të siguronte një vend në Këshillin Kombëtar të PD-së, shprehet për Faxnews se ambiciet e tij në politikë i ka realizuar dhe qëndrimi i tij lidhet me të ardhmen e Partisë Demokratike.

Ish-deputeti thekson se ky Kongres që pritej të ishte rikthimi i shpresës në PD, nuk prodhoi asgjë dhe është për tu harruar pasi vetëm sa zgjidhi disa nga problemet e Bashës.

“Problemi është që sot PD për herë të parë në këto 30 vjet demokraci do të jetë për herë të tretë në opozitë, opozita po vuan bashkë me shqiptarët për herë të tretë. Do të duhej një reflektim më i thellë, duhej të merreshin përgjegjësitë në lidhje me zgjedhjet e humbura dhe të ndodhte kthesa e madhe për të rikthyer ringritjen e Partisë Demokratike.

Por duket që ky Kongres është mbajtur për të mbyllur hallet e Bashës, i cili nuk ka një projekt për të udhëhequr PD-në.

Ambiciet e mia në politikë i kam realizuar dhe ka rrugë të pafundme për t’u marrë me politikë kur t’i ke vokacion politik.

Këshilli Kombëtar nuk mori asnjë vendim që nuk mund të mbahet mend. Mbledhja e mëparshme e Këshillit Kombëtar u mbajt në Zoom dhe nuk u mor asnjë vendim.

Demokratët por dhe shqiptarët që e ndoqën Kongresin kuptuan dhe pamë cilat ishin propozimet e miratuara.

Në një Kongres që pritej të bënte ndryshimin e madh në fakt është një kongres për tu harruar pasi nuk prodhoi asgjë. Tre vendimet themelore të Kongresit ishte shtymi i numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, si dhe propozimet e emrave të rinj për në Këshill, që në thelb nuk sjell asnjë ndryshim dhe real.

Ajo që pritej dhe duhet të bëhej, pasi ne kishim dhe një manifest të propozuar nga zoti Fatbardh Kadilli, që propozonte ndryshimet statuore mbi mënyrën si duhej të riorganizohej Partia Demokratike. U vendos nga Basha që këto propozime mos të shkonin në Kuvendin Kombëtar dhe ky Kongres që duhet të ishte i jashtëzakonshëm është për tu harruar dhe do të harrohet”, tha Ristani.

Gjithashtu Ristani theksoi se ashtu sikurse Rama edhe Basha është shndërruar në një autokrat të vogël që sundon Partinë Demokratike.

“Ashtu si Rama po kthehet ne një sundimtar të vendit edhe Lulzim Basha po kthehet në një sundimtar të vogël në PD”, tha Ristani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Dita e dytë e analizës në Pogradec/  Sot “testohen” ministrat, Rama kërkon llogari për çdo dikaster

09:48 / August 24, 2026

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.