Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U kap me drogë, policia arreston anëtarin e Këshillit Bashkiak

17:10 / February 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arreston
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Anëtari i Këshillit Bashkiak në Vaun e Dejës kapet me drogë. Dod Dodani, 41 vjeç, banues në fshatin Mnelë të Bashkisë Vau Dejës u arrestua bashkë me tre persona të tjerë, duke transportuar një sasi prej 100 kg marijuanë.Dod Dodani, anëtar i Këshillit Bashkiak të Vaut të Dejës

Dodani bashkë me Nardi Malaj, 45 vjeç, Jozef Ndoci 34 vjeç dhe Aurel Tanushi 24 vjeç, të tre nga fshatrat e Velipojës, u arrestuan në hyrje të qytetit të Shkodrës. Të katër këta persona kishin ndaluar në një pikë karburanti jofunksionale, ku brenda në makinën “Audi” nga kontrolli rezultoi se kishin 100 kg marijuanë.

Ata fillimisht, pasi kanë parë Policinë duke u afruar, kanë tentuar që të largohen nga vendi i ngjarjes duke u fshehur. Por arratisja e tyre nga karburanti ku kishin makinën ka zgjatur pak minuta, pasi Policia i ka ndjekur dhe pas pak minutash i ka vënë nën pranga që të katërt.

41- vjeçari i arrestuar, Dod Dodani, rezulton se prej zgjedhjeve të fundit të pushtetit lokal, të mbajtura në vitin 2015, është anëtar i Këshillit Bashkia në Vaun e Dejës. Dodani rezultoi fitues si përfaqësues i Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë, duke qenë i vetmi përfaqësues i kësaj partie në Këshillin e pushtetin vendor. Përveç drogës që u gjet në makinën “Audit”, gjatë kontrollit në shtëpinë e Dodanit u gjet 42,2 gramë kanabis sativa si dhe fara të bimëve narkotike në një sasi prej 179 gramësh.

OPERACIONI

Policia në njoftimin e saj bën të ditur se është finalizuar me sukses operacioni “Rruga e Hapur”, duke arrestuar kështu Nardi Malajn, Dodë Dodanin, Jozef Ndocin dhe Aurel Tanushin.

Në këtë operacion, Policia ka sekuestruar lëndën narkotike marijuanë, ndërsa në njoftim të arrestuarit i cilëson si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Kanë qenë strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikë e në Drejtorinë e Policisë Shkodër, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas një pune të mirëfilltë operative policore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në lidhje me një grup kriminal që ka lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike në Qarkun e Shkodrës, Policia bën me dije se ky operacion vijon për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe zbulimin e destinacionit përfundimtar të kësaj linje trafiku të drogës.

“Të katër këta shtetas u arrestuan në rrugën kombëtare Lezhë-Shkodër në dt.26 shkurt 2019. Gjatë kontrollit në pjesën e pasme të makinës së tyre “Audi” të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjet 100 kilogramë lëndë e dyshuar marijuanë në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë. Po ashtu, në makinë u gjetën edhe dy mostra lëndë të dyshuar marijuanë, rreth 67 gram.

Në shtëpinë e shtetasit Dodani u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gramë si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gramë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua e tërë lënda e gjetur, dy automjete “Audi” dhe “Mercedes” si dhe katër telefona celularë. Materialet proceduralë i kaluan Prokurorisë së Shkodrës”, bëhet e ditur nga Policia.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

09:45 / September 7, 2026

Zjarri përfshin pyllin në Mallakastër, digjen pisha, ullishte e shkurre

14:21 / September 6, 2026

Zjarret/ 11 vatra vijojnë të jenë aktive, ja zonat ku situata është më problematike

11:07 / September 6, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.