Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi historia e pazakontë e një 19-vjeçare amerikane. Ajo zbuloi se zemra e saj ndodhej në anën e djathtë të kraharorit. Claire Mack tregoi se kishte vendosur të bënte një kontroll për kollën e vazhdueshme por u trondit kur mjeku i tha se diçka nuk shkonte me zemrën e saj.
Claire tha se shpërtheu duke qeshur kur mjeku i tha që zemra e saj ishte në anën tjetër të gjoksit të pasi nuk mund ta besonte. Kjo gjendje prek vetëm 1 përqind të popullsisë së botës dhe në terma mjekësorë si dekstrokardi.
“Unë vazhdoja t’i thoja mjekut ‘çfarë, e keni seriozisht. Sinqerisht isha e shokuar dhe e hutuar se si nuk e kisha kuptuar këtë para se të isha 19-vjeç|. ka rrëfyer ajo. Ajo e ndau historinë e saj në TikTok duke iu ndjekësve të saj se çfarë ndodhi.
