Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Studimi i ri: Vaksina Johnson & Johnson, më pak efektive ndaj varianteve të COVID-19

17:19 / July 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vaksina 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas një studimi të ri, vaksina Johnson & Johnson me një dozë kundër COVID-19, mund të jetë më pak e efektshme kundër varianteve të reja të koronavirusit.

Studiuesit në Fakultetin e Mjekësisë Grossman të Universitetit të Nju Jorkut arritën në këtë përfundim, pasi kryen testimin laboratorik të mostrave të gjakut nga vullnetarët.

Nathaniel Landau, studiuesi kryesor, tha se vaksina Johnson & Johnson nuk siguron të njëjtën mbrojtje ndaj varianteve të COVID-19 si vaksinat me dy doza Pfizer ose Moderna, të cilat përdorin teknologjinë RNA.

Studimi, i postuar në internet të martën, nuk është analizuar nga shkencëtarë, nuk është botuar në ndonjë revistë shkencore dhe nuk pasqyron efektet e vaksinës në realitet. Por përfundimet janë të ngjashme me studimet e tjera që tregojnë se vaksinat me një dozë si Johnson & Johnson dhe AstraZeneca nuk prodhojnë mjaftueshëm antitrupa për të luftuar variantet Delta dhe Lambda.

Varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, thuhet se përhapet më lehtësisht sesa variantet e tjera. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se Delta tani përbën 83% të rasteve të reja në vend.

Johnson & Johnson kohët e fundit publikoi një studim që tregon se një dozë e vetme e vaksinës së saj është efektive kundër variantit Delta për deri në tetë muaj.

Por studiuesi Landau thotë se rezultatet e studimit të Universitetit të Nju Jorkut mbështesin teorinë që tregon se një dozë e dytë e vaksinës Johnson & Johnson është e nevojshme./VOA

COVID-19 Johnson & Johnson
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.