Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kryeministri kroat viziton në spital qytetarët nga Kosova: Do t’i ndihmojmë me gjithçka është e nevojshme

21:22 / July 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lkjdsdsa 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka vizituar në spital shqiptarët e Kosovës që mbetën të plagosur në aksidentin tragjik mëngjesin e sotëm në Brodi.

Kreu i qeverisë kroate siguroi se do të kujdesen për të gjithë të plagosurit me çdo gjë që të jetë e nevojshme.

“Do t’i ndihmojmë me gjithçka që është e nevojshme, duke filluar nga kostot, qëndrimi në spital dhe organizimi për vazhdimin e rrugës drejt Kosovës. Të plagosurit do të qëndrojnë në spital përsa kohë të jetë e nevojshme. Bëhet fjalë për familje. Disa janë të plagosur, disa jo. Ne do t’i ndihmojmë të ndihen mirë këtu dhe të marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme”, u shpreh Kryeministri i Kroacisë pasi vizitoi të plagosurit në spital.

Plenkovic tha ndër të tjera se është hera e parë në shumë vite që në Kroaci ndodh një aksident i përmasave të tilla. Ai shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, por nga ana tjetër falenderoi të gjitha shërbimet e emergjencës dhe këdo që ndihmuan në këtë situatë. Kryeministri kroat shoqërohej nga disa ministra të qeverisë së tij gjatë vizitës në spital.

Mëngjesin e sotëm, një autobus i nisur nga Gjermania me destinacion Kosovën humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përmbysur në një autostradë pranë qytetit Brodi në Kroaci. 10 pasagjerë humbën jetën në mesin e 69 udhëtarëve që ndodheshin në autobus, përfshirë dhe dy shoferët.

Të gjithë janë shqiptarë të Kosovës që jetojnë në Gjermani dhe po ktheheshin në vendlindje për pushime. Drejtuesi i autobusit është arrestuar dhe ka pranuar se e zuri gjumi dhe për këtë arsye humbi kontrollin mbi mjetin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive/ Vihet nën kontroll zjarri në Pukë, 214 forca në terren

11:20 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Krimi i rëndë në Kosovë/ Dyshohet se 25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti, në spital mbërriti pa shenja jete

10:55 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.