Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ndryshon ligji, spitalet dhe klinikat “në sitë” çdo pesë vjet

11:37 / March 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1546496894 spitale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spitalet, klinikat mjekësorë private apo publike dhe klinikat stomatologjike do të duhet të akreditohen çdo 5 vjet për cilësinë dhe standardin që përfaqësojnë. Një ndryshim i bërë së fundmi në ligjin “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” ka zgjeruar konceptin për procesin. Sipas ligjit akreditimi është procesi i pavarur për vlerësimin e jashtëm të cilësisë, i cili përcakton nëse institucioni i kujdesit shëndetësor përmbush standardet e caktuara të cilësisë, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Neni 26 i draft ligjit që përcakton pikërisht pjesën e akreditimit vlerëson se përjashtim nga rregulli do të bëjnë vetëm laboratorët mjekësorë.

“Vendimi për akreditimin e institucioneve të kujdesit shëndetësor jepet nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, pas rekomandimit të Bordit të Akreditimit. Akreditimi i institucioneve të kujdesit shëndetësor është periodik, çdo 5 vjet, sipas përcaktimeve të bëra me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Mënyra e kryerjes së procesit të akreditimit të institucioneve të kujdesit shëndetësor, tarifat për procesin e akreditimit të institucioneve të kujdesit shëndetësor, publik dhe jopublik, dhe afatet për procesin e akreditimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave” thuhet në draft ligjin e kaluar tashmë në Këshillin e Ministrave.

Procesi është një kërkesë të cilës çdo spital apo klinikë do t’i nënshtrohet menjëherë pas marrjes së licencës përkatëse. Nëse plotësohen standardet bazë të cilësisë për akreditim, institucioni i kujdesit shëndetësor fillon procesin e akreditimit. Në rast të mos përmbushjes së standardeve bazë të cilësisë për akreditim, institucionit të kujdesit shëndetësor i pezullohet licenca. Nëse edhe pas përfundimit të periudhës së pezullimit institucioni i kujdesit shëndetësor nuk ka përmbushur standardet bazë të cilësisë për akreditim, ministri përgjegjës për shëndetësinë vendos revokimin e licencës për ushtrimin e veprimtarisë. Procedura për pezullimin dhe revokimin e licencës së veprimtarisë, si dhe afatet përkatëse përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë”.

Akreditimi i institucioneve të kujdesit shëndetësor ka vite që theksohet ne deklarata. Ministria e Shëndetësisë vitin e shkuar nënvizoi se procesi pritej që të mbyllej brenda 2018 por nuk ka një informacion të rifreskuar se deri në çfarë stadi është avancuar. Referuar shifrave të dhëna nga po kjo ministri vitin e shkuar në vend operonin 54 spitale publike dhe private, 415 qendra shëndetësore, 1900 pika ambulatore, 122 klinika private, 408 laboratorë privat, 1416 klinika stomatologjike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.