Gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama në samitin e Diasporës nuk kanë munguar as batutat e të qeshurat. “Shënjestra” e tij këtë herë ishte ministri i Diasporës Pandeli Majko, që sipas Ramës pi ujë kur të tjerët pijnë raki.
“Sot ne nuk na duhet çdo bëjë historia po na duhet të vazhdojmë të ecim në rrugën që kemi nisur sepse po flasim për shtetbërje dhe nuk po flasim për të ngrënë një darkë të gjithë së bashku e për të pirë raki. Një darkë së bashku e për të pirë raki është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, dhe patjetër që falë ministrit të Diasporës do e bëjmë, dhe pse ai për vete i shef të gjithë që pijnë raki e për vet pi ujë”, tha Rama.
E nuk munguan as të qeshurat mes pjesëmarrësve gjatë kësaj fjale.

