Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Investimet në Zall-Herr, Ura e Mëlçizës dhe rruga e re shkurtojnë distancën me Tiranën, Veliaj: Premtim i mbajtur në kohë rekord!

14:07 / July 29, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1627558815 c6bebe77e20648c8a8d4962315c953a0 696x393 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banorët e Mëlçizës, të cilët deri dje rrezikonin jetën duke kaluar në një urë të dëmtuar këmbësorësh me dërrasa, nga dita e sotme do të lidhen me Zall-Herrin përmes urës së re të ndërtuar nga Bashkia e Tiranës. Pas asfaltimit të segmentit rrugor që lidh, jo vetëm këtë fshat, por të gjithë Njësinë Administrative Zall-Herr me Tiranën, duke shkurtuar tashmë në vetëm 16 minuta distancën me kryeqytetin, ka përfunduar edhe ndërtimi i urës beton arme që lidh dy brigjet e lumit të Tërkuzit, e gjitha në një kohë rekord vetëm pak muaj nga hapja e kantierit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili pa nga afër urën e re, vetëm pak metra paralel me urën ekzistuese prej druri, duke iu referuar kohës kur banorët detyroheshin të gjenin pikën më të cekët të lumit për të kaluar në anën tjetër, u shpreh se tashmë me investime të tilla edhe në fshatra që dikur dukeshin të thella vetëm për shkak të mungesës së infrastrukturës, po rritet vlera e tokës dhe e pronës.

“Ishim para pak muajsh me kryeministrin në shtëpitë e reja në Zall Herr dhe batuta që bënte rrugës kur po shkonim tek shtëpitë që ishin ndërtuar ishte, “ku po më çoni në fund të botës?” Në fakt, çdo gjë quhet fundi i botës kur nuk ka infrastrukturë, përfshirë edhe një fshat si Mëlçiza që është vetëm 15 minuta nga qendra e Tiranës, por duke qenë se duhet të shkoje dhe ta kaloje lumin aty ku ishte cektësira dhe të futeshe në lumë për të dalë në anën tjetër, sepse rruga e këmbësorëve nuk mund të përdorej, çdo gjë dukej fundi i botës. Ndaj më vjen mirë që Mëlçiza nuk është më fundi i botës. Ju falenderoj që e keni bërë në kohë rekord! Kur mendoj që vetëm para pak muajsh, kur ishim me Edin tek shtëpitë e reja, akoma s’kishim filluar punimet dhe fakti që rikuperuat edhe shirat dhe këtë verë kur të kthehen nga pushimet edhe qytetarët e Zall Herrit do e gjejnë urën të përfunduar më bën të ndihem shumë krenar për bashkëpunimin dhe për të gjithë brigadat që kaluan një verë 40 gradëshe për të bërë një punë e cila kishte 40 vjet që priste të bëhej,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se të tilla ura dhe investime që rrisin cilësinë dhe nivelin e jetesës në çdo cep të Tiranës do të vijojnë me të njëjtat ritme gjatë stinës së verës.

“Ura të tilla ne do bëjmë në të gjitha zonat rurale. Kemi disa ura të ngjashme edhe mbi lumenj të tjerë pak më të vegjël, ku kemi nevojë që të bëjmë lidhjen me rrugën kryesore, kështu që do të vazhdojmë gjatë gjithë verës më këto punë. Ne jemi këtu për të ndërtuar ura, për t’i lidhur njerëzit, jo për t’i përçarë, jo për t’i ndarë, jo për t’i futur gjuhën e urrejtjes. Unë besoj që kush punon ia sheh dukun punës së vet. Kush merret me fjalë, sigurisht që as që e kupton çfarë do të thotë të bësh punë. Fakti që sot vijmë në Zall Herr dhe gjejmë shumë punë të mbaruara, duke filluar nga ura e Kasallës, ura e Çekrezës, i gjithë ai operacioni gjigand që u bë me shtimin e tubacionit të linjës direkte nga Bovilla për në Tiranë për ta shmangur atë kulluesen e makaranove që gjetëm, ku secili vidhte dhe ujiste arat me ujin e pijshëm të Tiranës, e kur mendoj që vetëm para pak vitesh kishim të tilla probleme, më duket tamam një përrallë nga e kaluara, po fat i madh që sot po ecim me punimet, do vazhdojmë edhe me shkollën e re në Dritas dhe më vjen mirë që më në fund Zall-Herri, si të gjithë rrethinat e Tiranës është bërë pjesë e një mozaiku dhe kantieresh pune,” nënvizoi kryebashkiaku Veliaj.

Punimet për ndërtimin e urës kishin filluar rreth 13 vite më parë, sipas një projekti të realizuar në vitin 2007, ku u ngritën vetëm këmbët e urës dhe puna ishte lënë në mes. Me projektin e ri janë realizuar punimet e mbistrukturës, si dhe janë realizuar punimet shtesë për mbrojtjen e pilotave dhe ndërtimin e një prite poshtë aksit te urës për mbrojtjen nga gërryerjet e mëtejshme të shtratit të lumit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.